Komuniteti Shqiptar në ShBA i kujton tre shqiptarët e vdekur më 11 shtator

Komuniteti Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kujtuar dhe nderuar tre viktimat e 11 Shtatorit, Simon Marash Dedvukaj, Rrok Camaj dhe Mon Gjonbalajn.

11 shtatorin e vitit 2001 katër sulme terroriste, të kryera me avionë të linjave të zakonshme ajrore goditën Amerikën.

Një event tragjik që përben një pikë të fortë kthese për historinë e ditëve tona, pasojat e të cilit ende ndihen mbi të gjithë shoqërinë. Ajo datë, tragjike dhe ikonike bashkë, shënon momentin e gjunjëzimit të perëndimit.

Në 5 e 45, me orën e Nju Jorkut, dy kamikazët kryesorë, Mohammed Atta dhe Abdulaziz al Omari kalojnë kontrollet e sigurisë në aeroportin e Portlandit.

Këtu, bashkë me tre atentatorë të tjerë ngjitën fare qetësisht në bordin e fluturimit 11 të “American Airlines” që shkojnë në Los Angeles me 92 persona në bord. Në Boston, pesë sulmues të tjerë ngjitën ne bordin e Boeing 767, fluturimi 175 i “American Airlines” me 51 pasagjerë.

Këta avionë do të kthehen në makthin e nju jorkezëve, Amerikës e mbarë botës që e pa djegien e kullave binjake.

Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 2,977 mijë persona.

Sulmet e 11 shtatorit e goditen fort Amerikën, jo vetëm për sa i përket numrit të të vdekurve dhe plagosurve. Por edhe për shkak të precizionit, me të cilin terroristët shkatërruan brenda një ore simbolet e fuqisë ekonomike dhe ushtarake në botë. /TCH/

Go to TOP