Komunikatë nga OJQ AKTIV: Lidhur me incidentin në kalimin kufitar Jarinjë dhe akuzat për përdorim të tepruar të forcës ndaj Milliçeviqit nga policia e Kosovës
Mitrovica e Veriut, 14.11.2022
Lidhur me incidentin gjatë të cilit drejtori i OJQ Aktiv, Miodrag Milliçeviq, është ekspozuar ndaj sulmin fizike dhe verbale nga pjesëtarët e policisë për shkak se nuk kishte dokumente të Kosovës.
Ketë organizatë e shoqërisë civile nga komuniteti serb, OJQ Aktiv, ka shprehur shqetësimin në lidhje me incidentin dhe përshkallëzimin e mundshëm të situatës pas 21 nëntorit, transmeton Kosova.info.
Lidhur me këtë, gazetarët e Redaksisë Kosova.info në gjuhën sllave të jugut kanë kontaktuar me Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar nga të cilët kemi adresuar pyetjet në lidhje me pretendimet për incidentin në kalimin kufitar Jarinjë. Të cilat në kanë thënë se nuk kanë informacion, dhe se për pak minuta do të na informojë për detajet.
Megjithatë, deri në publikimin e tekstit nuk morëm përgjigje. Sigurisht që jemi të hapur për bashkëpunim dhe nëse marrim përgjigje për pyetjet do t’i publikojmë në interes të informimit sa më të mirë të publikut.
Në veriu të Kosovës, ose më saktë në katër komuna (Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani), kriza u shkaktua nga presioni i Beogradit dhe instrumentalizimi i serbëve etnikë përmes institucioneve paralele, si dhe grupeve të ndryshme pro-ruse dhe prania e shtuar e tyre në veri të vendit si përgjigje ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës lidhur me riregjistrimin e targave ilegale Serbisë në ato të RKS-së shtetërore dhe vendimeve për zbatimin gradual të vendimeve pas presionit në të parën nga SHBA-ja dhe vendët i KUINT-it.
Bie në sy shkatërrimi i pronave dhe djegia e objekteve si dhe automjeteve të atyre që e bëjnë atë, duke i detyruar ata të largohen nga institucionet, gjë që ka rezultuar me dorëheqjen e pjesëtarëve të policisë, policisë kufitare, gjykatës së Mitrovicës dhe prokurorisë nga anëtarët pjestarët joshumicës serbë dhe boshnjak që jetojnë në pjesën e veriore i Kosovës.
Po ashtu dorheqja nga kryetarët e katër komunave veriore dhe anëtarët e GP Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, përveç pjesëtarit i grupës nga komunitetit goran, Adem Hoxha. Është rritur dukshëm edhe prania e automjeteve patrulluese të njësive speciale të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it.
Më poshtë komunikata e për opinioni publik nga OJQ Aktiv:
Përmes kësaj komunikate njoftojmë opinionin publik, autoritetet kompetente policore dhe gjyqësore, si dhe institucionet dhe përfaqësuesit vendorë dhe ndërkombëtarë, se sot, të hënën më 14 nëntor, në veri të Kosovës, drejtori ekzekutiv i OJQ AKTIV Miodrag Milliqeviq, iu nënshtruar abuzimit fizik dhe verbal nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, në afërsi të vendkalimit në Jarinje, kur drejtori ekzekutiv i OJQ-së, Miodrag Milliqeviq, është ndaluar nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës dhe ndarë nga kolona, ku gjatë marrjes në pyetje nga një pjesëtarë i njësisë në fjalë është goditur në bark.
Njëkohësisht, nga të njëjtit pjesëtarë, Milliqeviqi iu është nënshtruar abuzimeve verbale të cilët i kanë bërtitur dhe kanë kërkuar nga ai që të “mbyll gojën” duke e pyetur “pse nuk posedon dokumente të Kosovës”.
Drejtori ekzekutiv i OJQ Aktiv, gjatë gjithë procedurës, nga ndalimi deri në marrjen në pyetje, ka bashkëpunuar plotësisht me policinë dhe nuk ka bërë asgjë për të nxitur reagimin e dhunshëm të policisë.
OJQ Aktiv është tmerruar nga ky incident dhe dënon ashpër sjelljen e dhunshme të pjesëtarëve të Njësisë Speciale.
“Grushti në bark është brutalitet i pastër dhe përdorimi krejtësisht i pajustifikuar i forcës nga Njësia Speciale e Policisë është tregues i përkeqësimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, dhe veprimet e pakontrolluara të pjesëtarëve të policisë kërcënojnë të thellojnë krizën dhe potencialisht të përkeqësojnë gjendjen tashmë të dëmtuar të sigurisë në veri të Kosovës”, bën të ditur OJQ Aktiv.
OJQ Aktiv, e cila merret me avokimin, promovimin e demokracisë dhe dialogut në shoqëri, paralajmëron për një sjellje të papranueshme të pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë dhe i bën thirrje Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve përkatëse që të nisin një hetim urgjent që do të konfirmonte përgjegjësinë e pjesëtarëve në fjalë dhe në këtë mënyrë të parandalojnë përsëritjen e situatës së ngjashme.
OJQ Aktiv thekson se “kjo është një situatë veçanërisht e rrezikshme para skadimit të afatit të vërejtjeve dhe njoftimit për zbatimin e fazës së dytë të vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndëshkimin e pronarëve të automjeteve me targa të vjetra”, thotë OJQ Aktiv.
Ndaj pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë do të parashtrohet ankesë në Inspektoratin Policor të Kosovës dhe tek të gjitha organet kompetente.
