Komuna e Skenderajt emëron drejtor të kulturës personin që ka diplomë vetëm të shkollës së mesme

Kryetari i ri i komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka emëruar Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, një person që ka vetëm diplomë të shkollës së mesme.

Alban Berisha, tashmë drejtor në këtë sektor nuk e ka të përfunduar ende fakultetin.

Këtë informatë e konfirmoi vet Berisha . Ai tha se nuk e din saktë edhe sa provime i kanë mbetur për të diplomuar porse ende nuk e ka përfunduar fakultetin.

“Jam apsolvent i inxhinierisë mekanike në Teknik në Universitetin e Prishtinës, në degën komunikacion. Jam edhe student në universitetin tjetër Teknik në vitin e dytë. Kam pasë pozita menaxheriale dhe politike edhe më herët. Ende nuk jam i diplomuar, saktësisht nuk e di edhe sa provime më kanë mbetur”, tha Berisha.

Berisha është pjesë e Partis Demokratike të Kosovës. Ai është anëtar i kryesisë së PDK-së dhe zëvëndës i partisë.

Go to TOP