Cfarë po u thotë Escobar tre kryediplomatëve shqiptarë në Londër?

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar ka biseduar sot me tre kryediplomatët shqiptarë në Londër.

I dërguar ii SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Escobar shihet duke folur me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçkën, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin.

Kjo fotografi është publikuar në Twitter nga kryediplomatja shqiptare, Olta Xhaçka, e cila njoftoi për një diskutim lidhur me bashkëpunimin e ngushtë që duhet të ndodhë në të ardhmen për ta avancuar stabilitetin, zhvillimin dhe integrimin.

Të tre kryediplomatët duken shumë të vëmendshëm teksa dëgjojnë se çfarë po u thotë zyrtari amerikan.

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss i ka pritur sot ministrat e Jashtëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, në një takim.

Go to TOP