Komuna e Prishtinës: Fatura e tatimit në pronë mund të nxirret në e-Kosova

Komuna e Prishtinës njofton të gjithë tatimpaguesit se fatura për tatimin në pronë mund të nxirret përmes platformës e-Kosova: ekosova.rks-gov.net apo duke u paraqitur personalisht në sportelet e komunës në Arbëri.

Po ashtu Komuna njofton se pagesa mund të bëhet përmes:

• Bankave të licencuara nga BQK

• E-Banking

• Platformës e-Kosova

• Postës së Kosovës apo institucioneve të tjera të licencuara

• Alternativave tjera nëse nuk jetoni në Kosovë

Afatet e pagesës për vitin 2025:

• Kësti i parë – deri më 30 Prill 2025

• Kësti i dytë – deri më 30 Shtator 2025

Tutje në njoftim thuhet se personat fizik jo-rezident mund të paguajnë në një këst të vetëm, jo më larg se data 30 Shtator 2025.

Mos pagesa në afat sjell:

• Gjoba prej 10% mbi shumën e papaguar

• Interes mujor prej 0.65%

Për më shumë informata, vizitoni platformën e-Kosova ose të kontaktoni përmes kanaleve zyrtare.

Go to TOP