Komuna e Mitrovicës ndalon përdorimin e trotinetëve elektrik dhe motoçikletave në hapësirat publike

Komuna e Mitrovicës ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të të gjithë trotineteve elektrik, biçikletave elektrike, motoçikletave dhe mopedëve elektrik në sheshin e Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe në hapësirat publike ku ka qarkullim të lartë të këmbësorëve.

Vendimi në fjalë është publikuar në faqen zyrtare të komunës në facebook.


Go to TOP