Komuna e Deçanit shtyn afatin për aplikim për bursa për studentët
Komuna e Deçanit ka bërë të ditur se afati për aplikim për përfitimin e bursave për studentët është shtyrë deri më 15 nëntor 2024.
Në një postim në rrjetin social Facebook, komuna ka njoftuar studentët për këtë zgjatje të afatit.
“Të nderuar studentë të Komunës së Deçanit, ju njoftojmë se afati për aplikim për përfitimin e bursave shtyhet deri me datë 15.11.2024”, kanë shkruar Komuna e Deçanit.
Të drejtë për të përfituar nga këto bursa kanë të gjithë studentët nga Komuna e Deçanit që vijojnë studimet në institucione publike brenda dhe jashtë vendit.
Çdo student që kualifikohet për bursë do të shpërblehet me një shumë prej 400 euro.