Komisioni i Ministrisë së Infrastrukturës që e pranoi projektin me dhjetëra shkelje, lë fajtor menaxherin

Devijimet dhe parregullsitë që i diktoi komisioni i ri i udhëhequr nga Hysen Merovci, kaluan pa u vërejtur nga komisioni që bëri pranimin e pjesshëm teknik të punëve të kryera në zgjerimin e Rrugës Nacionale N2.

Në raportin e siguruar nga KIKS Kosova, anëtarët e këtij komisioni që janë punonjës të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, konstatuan se punimet janë kryer me cilësinë e kërkuar.

Komisioni nuk kishte parë asnjë nga defektet që më vonë do të dilnin në shesh nga një tjetër komision i po kësaj ministrie. E meqë konstatimi i tyre ishte pozitiv, ata dhanë propozimin që të pranohen punët e kryera, të bëhet pranim dorëzimi dhe llogaria përfundimtare, njofton Klan Kosova.

Kryetari i këtij komisioni, Skender Kuka, i cili është i vetmi nga ekipi e tij që ka pranuar të flasë për Kiksin, nuk e mohon as konstatimin e komisionit se disa shtresa të asfaltit kanë devijime në trashësi më shumë sesa që e lejon norma. Sipas tij komisioni i drejtuar nga ai ka marrë si referencë atestet që i janë ofruar nga menaxheri i projektit dhe kompania.

Ndërkaq, mosrealizimin e rreth 30 pocizioneve, e arsyeton me atë se kontrata nuk ka përfunduar ende.

Go to TOP