Komandanti i Policisë Samedin Mehmeti, takon shefin e Policisë nga Gaboni

Në panairin “Eurosatory 2022”, i cili po mbahet në Paris të Francës, po merr pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti. Gjatë qëndrimit atje, njofton Policia e Kosovës, Mehmeti ka takuar shefin e policisë së Gabonit, Serge Ngoma.

Siç bëhet e ditur në një njoftim, gjatë takimit Mehmeti e Ngoma kanë diskutuar për tema të rëndësishme, me fokus në avancimin e dy organizatave policore.

“Në kuadër të këtij panairi, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Mehmeti ka realizuar një takim bilateral me shefin e Policisë së Gabonit,  Serge Ngoma, me të cilin diskutuan tema mjaft të rëndësishme me interes të përbashkët. Diskutimet janë fokusuar në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy organizatave policore, në shkëmbimin informacioneve në fusha të ndryshme që shërbejnë në interes të sigurisë së përgjithshme”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës, të dy palët u pajtuan për avancim të bashkëpunimit në sfera të ndryshme, në shkëmbimin e eksperiencave dhe ofrimin e trajnimeve të ndërsjella.

Go to TOP