Koha kur legjenda, Xhevdet Peci ia “humbte ndjenjat” kundërshtarit në ring dhe tifozët brohorisnin emrin e tij!

Xhevdet Peci ndërroi jetë të hënën e kësaj jave, derisa ai do të mbahet mend si njëri ndër legjendat më të mëdha të boksit shqiptar.

Boksieri nga Mitrovica la pas vetës një karrierë të bujshme, derisa në kohërat e tij të arta, kundërshtarët i kishin frikën.

Rekordet e Xhevdet Pecit:

(1975 – 1983) – Katër herë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën individuale,

(1975 – 1983) – Pesë herë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën ekipore,

(1978) – Kampion Ballkanikë,

(1981) – Kampion Ballkanikë për herë të dytë,

(1999  – deri më sot ) – kryetar i këshillit profesional së federatës boksit të Kosovës,

(2000) – Qyteti i Mitrovicës e zgjedh sportistin e shekullit.

Përmes një videoje të shkëputur nga një duel i tij, Komiteti Olimpik i Kosovës ka kujtuar në mënyrën më të mirë të mundshme Pecin, në kohën kur i linte pa ndjenja kundërshtarët e tij.

Nën komentimin e Veli Vraniqit, Peci që ndryshe njihej edhe si “Grushti i hekurt”, i shfaqte ‘ferrin’ çdo kundërshtarit që e kishte përballë.

Go to TOP