Koeman: Duam të arrijmë sa më shumë në botëror
Përzgjedhësi i Holandës, Ronald Koeman, ka deklaruar se skuadra e tij synon të shkojë larg në Kampionatin Botëror 2026, por fillimisht është e fokusuar te përballja e parë ndaj Japonisë.
Holanda është një prej kombëtareve më të forta në turne, por ende nuk ka arritur të fitojë trofeun e Botërorit, pavarësisht se ka luajtur tri finale në histori.
“Ne po i bëjmë presion vetes. Duam të shkojmë larg në këtë turne. Kemi një skuadër të fortë dhe e dimë se çfarë duhet të përmirësojmë për të pasur sukses”, ka thënë Koeman.
Ai ka konfirmuar se sulmuesi kryesor Memphis Depay është i gatshëm për ndeshjen ndaj Japonisë dhe mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.
Koeman ka vlerësuar kundërshtarin e parë të Holandës, duke theksuar se Japonia luan futboll sulmues dhe ka lojtarë fizikisht shumë të fortë.
Përveç Japonisë, në Grupin F bëjnë pjesë edhe Suedia dhe Tunizia.
