Ancelotti pas barazimit me Marokun: Brazili duhet të luajë më mirë

Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka pranuar se skuadra e tij duhet të përmirësohet pas barazimit 1:1 ndaj Marokut në ndeshjen e parë të Grupit C në Botërorin 2026.

Maroku kaloi i pari në epërsi me Ismael Saibarin, ndërsa Vinicius Junior barazoi rezultatin.

“Ne nuk luajtëm mirë. Humbëm shumë topa dhe skuadra nuk ishte e balancuar. Duhet të bëjmë më mirë”, ka deklaruar Ancelotti pas ndeshjes.

Tekniku italian ka thënë se Brazili u përmirësua në pjesën e dytë, por nuk arriti të gjente golin e fitores përballë mbrojtjes së organizuar të marokenëve.

Megjithatë, ai nuk është i shqetësuar për rezultatin.

“Nuk fitohet Botërori me ndeshjen e parë”, ka thënë Ancelotti.

Ndeshjen e radhës Brazili do ta zhvillojë ndaj Haitit, ndërsa synon të sigurojë fitoren e parë në turne.

Go to TOP