Koalicioni për Kosovën fituese në Vushtrri premton investime në shëndetësi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me partner të koalicionit ka takuar elektoratin e saj edhe në komunën e Vushtrrisë, ku ka premtuar plan konkret për përgatitjen e të rinjve për tregun e punës, investime në shëndetësi dhe përkushtim për ruajtjen e vlerave familjare.

Kandidati për Kryeministër i Koalicionit për Kosovën fituese, Ramush Haradinaj në Vushtrri ka thënë se zotohet se nuk do të ketë pension nën 500 euro, të rinjtë do të përgatitën për tregun e punës.

Kurse, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Kosova më shumë së kurrë ka nevojë për vepra të mëdha.

“Ne duam të vazhdojmë aty ku e kemi lënë, ne duam pavarësi energjetike”, ka thënë Limaj.

Në Vushtrri u prezantuan edhe kandidatët për deputet të koalicionit të AAK-së me partner.


Go to TOP