Klinë: Kapet duke vozitur nën masë mbrojtëse, gjobitet me 500 euro

Policia e Kosovës njofton se stacioni policor në Klinё, të enjten gjatё kontrollit rutinor ka hasur nё vozitёsin i cili ishte duke vozitur veturën nёn masё mbrojtëse.

Bëhet e ditur se tё njëjtit i ёshtё sekuestruar pёrkohёsisht vetura dhe ndaj tij ёshtё shqiptuar fletёgjoba prej:

  • 500 euro
  • 5 pikё negative
  • 6 muaj masё mbrojtёse dhe sekuestrimi i veturёs.
Go to TOP