Klinaku i OVL-së për Fazliun: Në mungesë të fakteve për krime, ZPS po arreston ata që ishin fëmijë në luftë

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinkau, e ka quajtur spektakël arrestimin e Fahri Fazliut.

“Gjykata ilegale Speciale, në mungesë të fakteve për krime lufte, vazhdon spektaklet e saj duke arrestuar edhe njerëz që në kohën e luftës së UÇK-së ishin fëmijë. Ajo sot ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e heronjëve Bahri e Fahri Fazliu, i cili gjatë luftës ishte vetëm 8 vjeçar”, ka shkruar Klinkau.

Ai ka vazhduar duke thënë se nuk i nënshtrohen këtij institucioni, i cili është themeluar nga Kuvendi i Kosovës.

“Krimin që po e bën ZPS, herëdokur do t’i kthehet bumerang vet asaj, dhe le ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se nuk mund të na nënshtrojnë as ata, ashtu siç nuk na ka nënshtruar as pushtuesi.

Për sa kohë që do të zgjas kjo e keqe e madhe për Kosovën, do të kemi këso lloj spektaklesh”.

Go to TOP