Klark Kadri Morinaj një mik special i Vatrës në pritjen për Parashqevi Simakun

Klark Morinaj, djali i biznesmenit, filantropit e humanistit Kadri Morinaj ishte miku special i Vatrës në pritjen për këngëtaren e shquar shqiptare Parashqevi Simakun.

Klark Morinaj më 21 janar mbush 17 vjeç dhe është një student i shkëlqyer për kinematografi në New York.

Talenti i tij premtues e frymëzues do të shkruajë emër të artë në të ardhmen e historiografisë kombëtare.

Emri i tij mban historinë e lavdishme të gjeneralit të NATO-s Wesley Clark që çliroi Kosovës prej regjimit gjenocidal serb.

Humanisti Kadri Morinaj ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Federatën Vatra duke e mbështetur në çdo fushatë dhe iniciativë patriotike, atdhetare e komunitare.

Klark Morinaj me krenari e nder vazhdon rrugën e të atit të tij duke ecur dinjitetshëm e ndjekur sukseset, humanizmin dhe traditën e shkëlqyer familjare Morinaj.

Klark Morinaj përfaqëson gjeneratën e artë të talenteve shqiptare me një të ardhme të ndritur. Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhe gazeta Dielli shprehin mirënjohje, respekt dhe falënderim të përzemërt për familjen patriotike Morinaj, nderi dhe dinjiteti kombëtar i familjes së shkëlqyer atdhetare shqiptare brenda dhe jashtë Atdheut.


Go to TOP