BotaTop Lajmi

​Shfaqet një lloj i ri virusi në Kinë, sëmuren 35 persona

Në Kinë, një lloj i ri virusi me origjinë shtazore, henipavirus ose virusi Langya, u zbulua te 35 persona në provincat e Shandong dhe Henan.
Virusi u gjet në mostrat e fytit të pacientëve në Kinën lindore, te njerëzit që kishin kontakte së fundmi me kafshë, raportoi “Global Times”.

Supozohet se virusi mund të ketë ardhur nga një kafshë mali dhe simptomat që u shfaqën te pacientët ishin ethe, dobësi, kollë, anoreksi, të përziera dhe dhimbje muskulore.

Nga 35 të infektuar, 26 shfaqën simptoma klinike.

Henipavirusi mund të shkaktojë një rrjedhë të rrezikshme të sëmundjes te kafshët dhe njerëzit dhe klasifikohet si niveli 4, ku vdekshmëria është midis 40 dhe 75 për qind, që, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, do të thotë se është shumë më i rrezikshëm se COVID-19.

Aktualisht, nuk ka asnjë vaksinë apo trajtim adekuat për henipavirusin dhe mënyra e vetme për të luftuar është t’i ofrohet pacientit ndihma bazë për të përballuar komplikimet.

Në disa raste, ky virus mund të shkaktojë edhe dështim të veshkave dhe mëlçisë.

Henipavirusi Langya i përket së njëjtës familje virusesh, duke përfshirë Nipah, i cili vret deri në tre të katërtat e njerëzve në raste të rënda.

Megjithatë, asnjë nga rastet e reja deri më tani nuk ka rezultuar me fatalitet.

Një studim i publikuar më herët zbuloi se virusi Langya u zbulua për herë të parë te qeniet njerëzore në vitin 2019, me shumicën e rasteve të fundit këtë vit.

Ekspertët kinezë janë ende duke u përpjekur të kuptojnë nëse virusi mund të përhapet nga një person te tjetri.

Në hulumtimin e udhëhequr nga Instituti i Mikrobiologjisë dhe Epidemiologjisë në Pekin, studiuesit deklaruan se nuk u gjet asnjë infeksion i virusit Langya gjatë vitit të parë të pandemisë midis janarit dhe korrikut 2020, me ndalimin e punës për të luftuar përhapjen e COVID-19.

Megjithatë, 11 raste të tjera të virusit Langya u gjetën nga korriku 2020 e tutje.

Pas gjurmimit të simptomave të virusit te pacientët, studiuesit zbuluan se më e zakonshme ishte ethet. Ajo u pasua nga kolla (50 për qind), lodhja (54 për qind), humbja e oreksit (50 për qind), dhimbjet e muskujve (46 për qind) dhe tendenca për të vjella (38 për qind).

Virusi u zbulua gjithashtu te qentë (5 për qind) dhe dhitë (2 për qind), sipas Daily Mail.

Langya i përket së njëjtës familje si virusi vdekjeprurës Nipah që zakonisht gjendet te lakuriqët e natës.

OBSH ka renditur Nipah më të mundshëm për të shkaktuar pandeminë e ardhshme.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort