Përfundon ndeshja: Shkupi eliminohet nga Europa League – mposhtet 1-2 nga Shamrock

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Shamrock Roversit në kuadër të kualifikimeve të Europa League.
Skuadra shqiptare u eliminua pasi pësoi humbje me rezultat të përgjithshëm 5-2.

Ndeshja e dytë në Shkup përfundoi me rezultat 1-2 në favor të skuadrës irlandeze që, edhe si mysafir, u tregua e fortë për Shkupin.

Golat u shënuan nga Rory Gaffney (65’) e Aidomo Emakhu (85’) nga Shamrock, ndërsa për vendasit rrjetën e gjeti Sunday Adetunji (89’).

Shkupj tani do të luajnë në Conference League.

Go to TOP