Osmani në Mamushë: Pavarësia ekonomike e grave, shtysë kryesore për zhvillimin e shoqërisë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar sot kryetarin e Mamushës Adbdülhadi Krasniç me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet në këtë komunë, mundësitë zhvillimore dhe sfidat, me theks të veçantë mungesën e ujit.
E para e shtetit me këtë rast ka theksuar se pavarësia ekonomike e grave është shtysë kryesore për zhvillimin e shoqërisë, por edhe të shtetit në përgjithësi.

“Inkurajuese përpjekja e grave të Mamushës për zanatin e rrobaqepëses dhe të qëndisjes me një projekt të Qendrës për fuqizimin e grave”, ka thënë Osmani.

E para e vendit vizitën në Mamushë e ka vazhduar me takime me biznese dhe fermerë, ku është informuar me punën dhe sfidat me të cilat ata po përballen.

“Punë e çmueshme në një kohë sfiduese jo vetëm për bujqit, të cilët janë goditur nga rritja zinxhirore e çmimeve. Shihemi në komunën e radhës”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Go to TOP