Kosova a po afrohet me kritere NATO -s për ushtri, tregon Kurti

Kuvendi i Kosovës po vazhdon shqyrtimin e Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027. Strategjinë e ka prezantuar kryeministri, Albin Kurti.

Shefi i ekzekutivit bëri me dije se kjo strategji është hartuar me të gjitha institucionet e Kosovës dhe me shtetet mike të Kosovës, duke përshirë edhe shtetet e QUINT-it.
“Ky dokument paraqet objektivat strategjike të ndërlidhura me interesat jetike të Kosovës, siç janë: mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial, ruajtja e sigurisë publike, siguria njerëzore dhe zhvillmi shoqëror si dhe integrimi në strukturat euroatlantike dhe mekanizma të tjerë. Synimi strategjik i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe BE, si parakusht për qëndrueshmërinë e Kosovës dhe rajonit tonë”, tha ai.

Kurti foli edhe rritjen e buxhetit të Kosovës në 102 milionë euro për sigurinë. Sipas tij, Qeveria e Kosovës i ka dhënë mbështetje buxhetit të sigurisë.

“Kemi rritur buxhetin në 52% buxhetin për FSK-në, nga 63 milionë, në rreth 102 milionë për vitin 2022. Qeveria e Kosovës ka ndarë buxhetin më të lartë në historinë e Kosovës, duke e përafruar kriterin e NATO prej 3% të GDP-së. Ky buxhet është vendosje një standardi të ri për Forcat e Armatosura. Me këtë buxhet ne kemi treguar për sigurinë tonë dhe ngritjen e kapaciteteve tona ushtarake”, tha ai.

Go to TOP