Selimi: Për herë të parë që nga ’99-ta, rritja ekonomike e Kosovës nën mesataren e Ballkanit Perëndimor

Pas parashikimit të Bankës Botërore për rritje më të ulët ekonomike për vitin 2022 krahasuar me parashikimin e qershorit, ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka thënë se kjo po ndodhë për herë të parë që nga lufta e vitit 1999.
Përderisa Banka Botërore parasheh rritje të ngadalësuar prej 3.1% të ekonomisë së Kosovës për vitin 2022, parashikimi për rritjen e përgjithshme të ekonomisë së Ballkanit Perëndimor është 3.4%.

“Jo mirë. Banka Botërore ulë parashikimin për rritjen ekonomike të Kosovës. Për herë të parë që nga lufta e vitit 1999, Ekonomia zhvillohet më ngadalë se mesatarja e rritjes së Ballkanit Perëndimor. Rritja regjionale e ekonomisë për Ballkanin Perëndimor parashikohet të jetë 3.4% për vitin 2022”, ka shkruar Selimi në Twitter.

Banka Botërore ka parë një rënie në projeksionin vjeshtor për rritjen ekonomike të Kosovës.

Ndryshe nga projeksioni i qershorit kur parashikohej rritje prej 3.9%, tani parashikimi është që rritja ekonomike e Kosovës të jetë 3.1%.

Banka Botërore ka vlerësuar se ngadalësimi i rritjes ekonomike ka ndodhur si rezultat i mungesës së investimeve kapitale dhe konsumit privat. 

Go to TOP