Klitschko falënderon të gjithë ata që po e ndihmojnë Ukrainën

Ish-legjenda e boksit Wladimir Klitschko ka falënderuar të gjithë personat që po ndihmojnë ukrainasit, të cilët po përballen me sulme të vazhdueshme nga Rusia.

“Miq, nga e gjithë bota, ne po e shohim ndihmën tuaj. Ju jeni të mrekullueshëm. Vazhdoni të ndihmoni. Ne të gjithë jemi ukrainas”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Klitschko dhe vëllai i tij, Vitaly, që është kryetar i Kievit, kanë bërë të ditur se do të qëndrojnë në Ukrainë për ta luftuar shtetin që drejtohet nga Vladimir Putin.

Madje të dy ish-kampionët botërorë të boksit kanë thënë që janë gati edhe të vdesin për Ukrainën.

Go to TOP