Nga Kosova në Serbi, kryetari i Shtërpcës bën propagandë për t’i bërë qejfin Vuçiqit
Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, ka ka thënë se targat dhe dokumentet e Kosovës janë vetëm një arsyetim për autoritetet në Prishtinë që të dëbojnë serbët dhe të shmangin formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Propaganda e të parit të Shtërpcës vjen para takimit që e zhvilloi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd, për t’ia bërë qejfin këtij të fundit.
Biseda e Vuçiqit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova përfundoi përfundoi minuta më parë.
Megjithatë, Jevtiq sipas Danas, ka deklaruar se “serbët po vihen në një pozitë sa më të vështirë, për të lënë Kosovën”.
