Hoti: Kurti s’ka pasur kurrë parime në karrierën e tij, është “oportunist klasik”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka hedhur akuza ndaj rrugëtimit politik të kryeministrit, Albin Kurti.
Ai në emisionin “Këndi i Debatit” në tëvë1, Kurtin e ka quajtur “oportunist klasik”.

Kjo, sipas Hotit, kryeministri Kurti në gjithë karrierën e tij politike është i njohur se nuk pasur asnjë parim.

“Në gjithë karrierën e tij politike ky është i njohur që kurrë asnjë parim nuk e ka pasë, është oportunist klasik i shfrytëzimit të situatave për përfitime puro politike të tij. Personalisht nuk ka parime në dialog, është me rëndësi për ne t’i kemi parimet e qarta kur u shpall pavarësia, kur kemi hy në proces të dialogut, kur është dhënë opinioni i GJND-së, rezoluta e OKB që na u ka kërkuar të fillojmë dialogun me ndërmjetësimin e BE-së ka qenë i një natyre tjetër”, deklaroi Hoti.

Tutje, deputeti opozitar shton se në dialog me Serbinë janë pranuar marrëveshjet që kanë përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës.

“Është dashur të normalizohen marrëdhëniet mes dy vendeve që nuk e njohin njëra-tjetrën dhe duhet pranuar faktin se janë pranuar marrëveshjet që kanë përmirësuar jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, shtoi ai.

Go to TOP