‘Kinofigurimi: Një arkiv i hapur’ paraqet historinë komplekse të Kino Lumbardhit

Fondacioni Lumbardhi ka kënaqësinë t’ua prezantojë Kinofigurimi: Një arkiv i hapur, ekspozitë arkivore e bazuar në historinë e Kino Lumbardhit.

Hulumtuesit Tevfik Rada dhe Bengi Muzbeg përgjatë një viti, udhëhoqën studimin e arkivit të Kino Lumbardhit (ish-Kino Bistricës), duke synuar zbulimin e dimensioneve historike të kinemasë si dhe modernitetit specifik të përjetuar në Prizren.

Nga ky këndvështrim, Kinofigurimi është një hapje e arkivit që përmbanë fotografi, artefakte, artikuj dhe dokumente të paraqitura në hapësirat e Kino Lumbardhit që vazhdojnë të funksionojnë si zyra, salla, lozha e dhoma të projeksionit. Ekspozita shënon kulmin e fazës së parë të këtij studimi mbi zhvillimin e kinemasë në Kosovë, duke shpalosur disa nga fragmentet dhe pamjet e zgjedhura nga arkivi ekzistues i kinemasë.

Ekspozita Kinofigurimi: Një arkivë e hapur do të hapet me datën 7 gusht, nga ora 19:00 në Kino Lumbardhi dhe mbetet e hapur deri me 27 shtator, 2021. Ajo do të shoqërohet me ngjarje, botime dhe biseda që ndërlidhen me studimin dhe historinë shumështresore të Kino Lumbardhit.

Kinofigurimi është realizuar në partneritet me Forum ZFD, zyra në Prishtinë, dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fondacioni për Iniciativa të Artit (FfAI), Banka Raiffeisen në Kosovë dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit. /Kosova.info/

Go to TOP