Kinema e improvizuar për të dënuarat në Lipjan

Një tjetër film është shfaqur sot në kinemanë e improvizuar të Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan.

Kjo iniciativë e shërbimit korrektues të Kosovës po bëhet me synimin që të dënuarat të kenë momente relaksimi dhe ndryshe nga rutina e përditshme brenda ambienteve të kësaj qendre korrektuese.

Përveç kësaj, nga Shërbimi Korrektues thuhet se këto aktivitete kontribuojnë në krijimin e një ambienti më pozitiv dhe në përgatitjen e të dënuarave për riintegrim në shoqëri pas lirimit të tyre. /Kosova.info/

Go to TOP