Kina lanson dy raketa pranë ishujve Matsu të Tajvanit

Dy raketa janë lëshuar nga Kina pranë ishujve Matsu të Tajvanit, të cilët shtrihen në brigjet e Kinës, sipas zyrtarëve tajvanezë.

Sipas Sky News lansimi i tyre u bë rreth orës 14:00 me orën lokale në drejtim të zonave të stërvitjeve të shpallura nga Kina, sipas një raporti të brendshëm të sigurisë së Tajvanit të parë nga Reuters dhe të konfirmuar nga një burim sigurie në Tajvan.

Zyrtarët e Tajvanit thonë se stërvitjet shkelin rregullat e Kombeve të Bashkuara, pushtojnë hapësirën territoriale të Tajvanit dhe janë një sfidë e drejtpërdrejtë për lëvizjen e lirë ajrore dhe detare.

Kina po kryen stërvitje në rrugët ujore më të ngarkuara ndërkombëtare dhe rrugët e aviacionit dhe kjo është “sjellje e papërgjegjshme, e paligjshme”, tha Partia Progresive Demokratike në Tajvan në pushtet.

Po sipas mediave të huaja, anijet e marinës kineze dhe avionët ushtarakë kaluan shkurtimisht “vijën e mesit” të ngushticës së Tajvanit disa herë këtë mëngjes dhe anijet ushtarake nga të dyja anët mbeten në zonë, tha një burim tajvanez.

Si rezultat, Tajvani mobilizoi aeroplanë dhe vendosi sisteme raketash për të gjurmuar aeroplanë të shumtë kinezë që kalonin linjën. 

Go to TOP