Kida shfaqet atraktive dhe rrezatuese në fotot nga makina

Kida prej vitesh konsiderohet si një prej këngëtareve më të kompletuara dhe më të suksesshme shqiptare.

Orhidea Latifi (emri i vërtetë), numëron hite të shumta dhe nuk planifikon të ndalet as në një të ardhme të afërt.

Kida po shijon suksesin e projektit të fundit “Dinero” që u lansua në fillim të shtatorit dhe deri tani ka arritur mbi një milion klikime në YouTube.

Por, këngëtarja e njohur nuk i lë anash as pozat në rrjetet sociale, duke u sjellë fansave detaje edhe nga përditshmëria e saj.

Kështu ka vepruar edhe kësaj here, kur bëri një postim nga makina në InstaStory.

Foto: Kida/Instagram

E veshur me një bluzë të bardhë, flokë të gjata bionde dhe grim të lehtë, ajo dukej tërë shkëlqim në këtë të diele shtatori.

Ndërkohë, kohëve të fundit Kida postoi disa imazhe edhe nga një studio muzikore, duke lënë të kuptohet se është në përgatitjet të projekteve të reja.

Go to TOP