Këto janë tri kërkesat e Listës Serbe

Sot me fillim nga ora 12:00 në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën e Veriut, do të protestojnë serbët.

Kjo protestë është thirrur nga Lista Serbe, e cila i ka tre kërkesa.

Anulimi i vendimit për targa, formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe vendosja e një komandanti serb në veri, janë tri kërkesat e paraqitura.

Deri te protesta e sotme ka ardhur pas shkarkimit të drejtorit rajonal të policisë në veri Nenad Gjuriqit.

Gjatë ditës së djeshme Lista Serbe, njoftoi për tërheqjen nga institucionet e Kosovës.

Si rezultat, një numër policëve serbë i hoqën uniformat.

Go to TOP