Këta janë kandidatët e VV-së për Vushtrri, Pejë, Malishevë, Lipjan e Shtime

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidatët e saj për kryetar edhe në katër komuna.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri bëri të ditur se kandidati zyrtar i tyre do të jetë Arsim Rexhepi.

“Këshilli i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pas një procesi zgjedhor, e përmes demokracisë së drejt për drejt, me shumicë votash, ka miratuar Arsim Rexhepin, kandidat për kryetar të komunës së Vushtrrisë, për zgjedhjet lokale të 17-të tetorit”, thuhet në njoftimin e VV-së në Vushtrri, transmeton Klankosova.tv.

Pejë, Vetëvendosja ka zyrtarizuar Gazmend Agushollin si kandidat për kryetar të kësaj komune.

Këtë e bëri të ditur Sekretari i VV-së në Pejë, Besnik Zeqiri, i cili postoi një fotografi në Facebook ku shkroi se Agusholli është kandidatura zyrtare e VV-së atje.

“Zyrtare: Na priftë e mbara Kryetar në ardhje Gazmend Agusholli”, shkroi ai.

Malishevë, garës për të parin e komunës do t’i prijë Alban Krasniqi, që është edhe bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Dega e Vetëvendosjes në Malishevë bëri të ditur se përveç Krasniqit që do të jetë kandidat për kryetar, Këshilli i Qendrës në Malishevë kanë zgjedhur edhe kandidatët për Kuvend Komunal.

“Të nderuar qytetarë të Malishevë, të dashura aktiviste dhe aktivistë, ju njoftojmë se sot, delegatët e Këshillit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE në Malishevë përmes një procesi demokratik kanë zgjedhur kandidatin për kryetar të Komunës së Malishevës, si dhe kanë zgjedhur edhe kandidatët për Kuvendin Komunal”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre.

Lipjan, kandidati i Vetëvendosjes për të parin e komunës do të jetë Adnan Rrustemi.

Rrustemi i cili është edhe deputet i kësaj partie në këtë legjislaturë, tashmë ka marrë besimin e qendrës për të garuar për të parin e Lipjanit.

“Të dashur qytetarë të komunë së Lipjanit, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Lipjan, më kanë dhënë besimin e tyre për t’u kandiduar për kryetar të komunës së Lipjanit në zgjedhjet e 17 tetorit, për të cilin i falënderoj dhe e konsideroj përgjegjësi”, ka bërë të ditur vet Rrustemi, transmeton Klankosova.tv.

Kurse, kandidat i VV-së për Shtime do të jetë Qemajl Aliu.

Njoftimin se Aliu do të jetë kandidat e bëri vet qendra e Vetëvendosjes në Shtime.

“Të nderuar qytetarë të komunës së Shtimes, të dashur aktivistë e anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Ju njoftojmë se sot pas votimit të mbajtur nga anëtarët e Këshillit të Qendrës sonë, ne zgjodhëm kandidatin i cili do të na përfaqësoj në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Jemi të nderuar që kandidat për Kryetar të Shtimes nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të jetë Dr. Qemajl Aliu”, thuhet në njoftim.

Go to TOP