Këta janë 18 kandidatët e LDK-së për kryetar të komunave

Lidhja Demokratike tashmë është drejt finalizimit të emrave që do të kandidojnë për kryetar të komunave.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka publikuar fotografitë e kandidatëve të partisë për kryetar të komunave.

Hoti për kandidatët tha se që të gjithë janë personalitete të respektuara në komunat e tyre.

“Kandidatët e LDK-së për zgjedhjet lokale – që të gjithë personalitete të respektuara në komunat e tyre, disa prej tyre në nivel kombëtar dhe disa të tjerë me përvojë ndërkombëtare”, ka shkruar Hoti në llogarinë personale në Facebook.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në vendin tonë do të mbahen më 15 tetor të këtij viti.

Go to TOP