Këshilltari i Erdoganit, Kalin: Finlanda dhe Suedia nuk e kanë derën e mbyllur të NATO-s

Një këshilltar i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan pohon se Turqia “nuk po ia mbyll derën” e anëtarësimit Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Ibrahim Kalin, i cili është këshilltari kryesor i presidentit për politikën e jashtme, tha se kjo është “çështjen sigurie kombëtare” për Turqinë për shkak se “shumë organizata terroriste” janë të pranishme në vendet nordike.

Duke folur për reuters, Kalin veçoi Stokholmin si një zonë të veçantë problematike.

Erdogan ka deklaruar se munda ta shfrytëzojë të drejtën e vetos në rastin e anëtarësimit të shtetit suedez dhe finlandez.

Kalin tha se Partia militante e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) – e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka një prani “të fortë, të hapur dhe të pranuar” në veçanti në Suedi.

Finlanda ka sinjalizuar tashmë synimin për t’u bashkuar me NATO-n dhe Suedia pritet të ndjekë shembullin. 

Go to TOP