Ekipi numër një në botë për CS:GO, FaZe pëson humbje ndaj ENCE në ndeshjen e parë të PGL Antwerp Major

Ekipi i parë në ranglistën botërore të CS:GO, FaZe ka pësuar humbjen në ndeshjen e tyre të parë të ‘Legends Stage’ të PGL Antwerp Major, kundër ekipit ENCE.

Gjithsej 16 ekipe janë duke garuar në fazën e ‘Legends Stage’ të PGL Antwerp Major për një grup çmimesh rreth 1 milion dollarë, ku ekipet favorit janë dy ekipet e para në ranglistën botërore të CS:GO, FaZe dhe Na’Vi.

FaZe u përball me ekipin ENCE, në mapin ‘Mirage’, ku pësuan humbje me rezultat 16:8, dhe tani mbajnë serinë e ndeshjeve me rekord 0-1 (asnjë fitore, një humbje).

Ndërsa ekipi i ENCE i cili erdhi nga ‘Challengers Stage’ po vazhdon të tregojë rezultate të mira, ku për momentin renditen në vendin e tretë të ranglistës botërore të CS:GO.

Lojtari më i vlefshëm i ndeshjes FaZe kundër ENCE, u shpall lojtari i ekipit ENCE, Lotan ‘Spinx’ Giladi me 26 eliminime dhe 12 vdekje, me vlerësimin nga HLTV 1.68.

Ndeshjet e radhës për të dy ekipet do të zhvillohen më vonë sot (e shtunë), pas përfundimit të ndeshjeve të raundit të parë, të cilat po transmetohen në kanalet zyrtare të PGL në platformat Twitch dhe Youtube.

Go to TOP