Këshilli Prokurorial bëhet me kuorum të plotë, betohet anëtarja e re

Këshilli Prokurorial i Kosovës nga sot është me përbërje të plotë dhe me kuorum funksional.

Anëtarja joprokurore e Këshillit Prokurorial, e zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës, Arlinda Muqa, ka bërë betimin në mbledhjen e sotme.

Muqa, si anëtare joprokurore, do të ushtrojë detyrën me të drejtë vote në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Go to TOP