Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Gjakovës, dyshohet marrje të ryshfetit
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë ndaj të pandehurit me inicialet Q.I., i cili akuzohet për veprën penale të marrjes së ryshfetit.
Prokuroria ka theksuar se ekziston dyshimi se më 21 gusht 2024, në cilësinë e zyrtarit të Zyrës së Gjendjes Civile në Gjakovë, në njësinë e Ponoshecit, i pandehuri ka kërkuar në mënyrë të paligjshme shumën prej 170 eurosh nga një qytetar.
“Prokuroria ka argumentuar se këto veprime formojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të marrjes së ryshfetit sipas nenit 421, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Procesi gjyqësor për këtë rast është në zhvillim e sipër”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/