Kërcënohet kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, policia jep detaje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj është kërcënuar nga një i dyshuar të martën mbrëma.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas policisë, kërcënim ndaj Totajt është për shkak se i dyshuari ishte i pakënaqur me vlerësimin e pronës së tij nga komuna.

Prona e tij sipas policisë ka disa vite që pengon përfundimin e rrugës “tranziti i ri” në Prizren.

Dje me date 24.01.23 , në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren, kryetari I Komunës së Prizrenit ka raportuar se reth orës 20:00 eshte kanos nga nje I dyshuar, I dyshuari I pare ka percjellë mesazhin nëpërmes të dyshuarit të dytë, të djali I ankuesit. Ankuesi është Kanos nga I dyshuar pasi që ai është I pakënaqur me vlersimin e pronës së tij nga komuna. Fjala është për një pronë-shtëpi e cila ka disa vite që pengon përfundimin e rrugës “tranziti I ri” në Prizren.” – ka thënë Bytyqi.

Më tej, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndal në ndalim policor për 48 orë.” – ka bërë të ditur ai.

Go to TOP