Gazetari gjerman: Plani franko-gjerman nuk është serioz – tani mendojnë se fajin e ka Kurti

Gazetari i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens përsëri është shprehur skeptik për mundësinë e arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Për planin franko-gjerman, ai thotë se nuk është serioz teksa vazhdon të thotë se BE po e identifikon kryeministrin, Albin Kurti si problem.

Gazetari i njohur gjerman që muaj më parë kishte larguar nga intervsita me kryeministrit, Albin Kurti një fragment kryesor ka kritikuar Bashkimin e Evropian dhe se plani franko-gjerman nuk motivon Kosovën dhe Serbinë që të pajtohen më të.

Këto komente Martens i ka bërë në një intervistë për medumin serb “Nova”.

Mendoj se i gjithë propozimi gjermano-francez nuk është shumë serioz, sepse nuk shoh asnjë motiv që as Serbia dhe as Kosova të pajtohen me të. Ju mund të bisedoni, negocioni dhe të keni takime, por nuk e shoh se cili do të jetë rezultati, sepse rezultati dhe qëllimi kryesor që premton BE-ja është se nuk ka anëtarësim në BE as për Serbinë dhe as për Kosovën dhe nëse kjo nuk ekziston, atëherë nuk e di se çfarë presin politikanët perëndimorë. Nuk shoh ndonjë motivim serioz as për Vuçiqin dhe as për Kurtin për të bërë një hap serioz përpara.” – ka thënë Martens.

Më tej, ai dyshon se mund të ketë sanksione për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq pasi BE nuk ka vendosur sanksione ndaj Milorad Dodikut të Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë.

Ai gjithashtu thotë se në BE mendojnë se për mungesën e rezultateve fajin e ka kryeministrit, Albin Kurti.

Nuk jam i sigurt se do të ketë sanksione. Nuk ka një gjë të tillë kundër Dodikut, pse do të ketë kundër Vuçiqit? Aq më tepër që tani mendojnë se fajin e ka Kurti për mungesën e rezultateve. Nuk jam i sigurt se do të ketë ndonjë rezultat, as në kuptimin pozitiv e as në atë negativ. Thjesht po humbim kohë.” – theksoi ai.

Ndër të tjera, gazetari Martens nënvizoi se nuk sheh se ndërkombëtarët mund të japin diçka nëse pala kosovare dhe serbe bëjnë kompromis.

Nëse do që një politikan të bëjë një kompromis, duhet t’i japësh diçka. Dhe unë nuk e shoh këtë, ata erdhën në Prishtinë dhe në Beograd duarthatë. As Vuçiq dhe as Kurti nuk do t’u thonë hapur – ju nuk keni asgjë dhe unë nuk do të pajtohem me idenë tuaj, sepse kjo nuk do të ishte shumë e mençur.” – u shpreh ai.

Ndërkohë ditë më parë, Martens në profilin e tij në rrjetin social Twitter, theksoi se perëndimi po e identifikon Kurtin si problemin real, por sipas tij kjo gjë s’është e drejtë.

Ai kishte thënë se perëndimi po e “identifikon Kurtin si problemin e vërtetë” por e kishte kundërshtuar një identifikim të tillë duke besuar që BE-ja nuk po ka asgjë për të ofruar.

Sipas tij, Perëndimi po provon ta bëjë Kurtin të duket si një egomaniak kokëfortë që nuk e kupton rëndësinë e ofertës perëndimore.

Situata për Vuçiqin është më e kollajtë. Ai mund të pretendojë se Kurti duhet fajësuar për mungesën e zgjidhjes, ndërsa ai bazikisht pajtohet me propozimin perëndimor.” – kishte shkruar ai në Twitter.

Ndërkaq, të martën mbrëma, kryeministri i Kosovës ka biseduar në telefon me këshilltarin e lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Chollet bërë të ditur se me Kurtin në Tëitter ka folur për Asociacionin dhe për propozim franko-gjerman tashmë të njohur si propozimi i BE-së.

“Fola me Albin Kurtin sot për të diskutuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës që ta pranojë atë. Një temë kryesore ishte partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës,

“Ne diskutuam gjithashtu rëndësinë e karakterit multietnik të Kosovës dhe ecjen përpara me diskutimet e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në kontekstin e dialogut dhe nevojën që zyrtarët serbë të Kosovës të kthehen në postet e tyre.” – ka shkruar ai.

Go to TOP