Kërcënimet ndaj Musliu-Shoshit, reagon shefi i grupit parlamentar të PDK-së

Kërcënime me jetë kanë shkuar në adresë të deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshit, pasi kjo e fundit pati një debat dje me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Musliu-Shoshi u kërcënua me jetë të saj dhe të fmsiljës së saj nga disa përkrahës të qëndrimeve të ministres Gërvalla.

Këto kërcënime, Muswliu-Shoshi i publikoi, duke bërë të ditur se rastin e ka lajmëruar edhe në polici.

Ndërkohë, për kërcënimet ndaj bahskëpartiakes së tij ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ai ka thënë se është e papranueshme dhe e turpshme logjika e kërcënimit të cilën ka sjellur militantizmi i pushtetit të Albin Kurtit

“E turpshme dhe e papranueshme logjika e kërcënimit që ka sjellë në Kosovë militantizmi i pushtetit të Albin Kurtit. Kërcënimet e tilla duhet të trajtohen me prioritet nga organet e rendit” ka thënë Tahiri.

Go to TOP