Kënga fituese e Festivalit t`Këngës në RTK nis xhirimet e videoklipit

Kënga fituese e Festivalit të Këngës në RTK në edicionin e dytë të ngjarjes, “Flas me Gjethen” nga Endrit Krasniqi është në proces të xhirimit të videoklipit.

Regjisori Arian Mustafa, në një intervistë nga shesh xhirimi ka premtuar origjinalitet të spotit, po njësoj sikurse autenticiteti që kjo këngë ka.

“Koncepti është goxha idilik, ka melankoli e poezi. Autori përmes simboleve dhe metaforës që përdor në tekst, flet me gjethen për të shpreh emocionin e vet të brishtë, kujdesin e vet që e ka për dashurinë, të cilat ne përmes elementeve skenike që i kem krijuar në hapësirat e RTK-së, kemi dal edhe në natyrë”, ka thënë ai.

Vet fituesi i “Fest 2”, Endrit Krasniqi ka pohuar se është ndarë i kënaqur nga procesi i xhirimit.  

“Ambienti është tepër i mirë, energjinë e këngës e shpreh goxha mirë”, ka thënë Krasniqi.

 “Videoklipi ju ka përshtatur shumë këngës, e cila flet për natyrën, dashurinë. Janë ndërlidhur dhe regjisori Ariani ia ka kushtuar shumë kohën kësaj pune”, ka thënë në anën tjetër, tekst shkruesi dhe kompozitori i këngës, Bekim Këpuska.

Krasniqi mori trofeun “Diamanti blu” me këngën “Flas me gjethen”.


Go to TOP