“Kemi përjetuar gjithçka sikurse studentët tani“: Dy dekada e gjysmë prej 5 tetorit të Serbisë

Njëzetepesë vjet pas protestave kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit, autorja dhe skenaristja Anja Mijoviq është sërish në rrugë me një bilbil në dorë.

Si studente në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd, ajo u ishte bashkuar protestave të studentëve më 1996 dhe, pavarësisht dhunës policore, u ishte bashkuar edhe protestave të vitit 2000, kur ra regjimi i Millosheviqit.

Tani, ajo merr pjesë në protestat e udhëhequra nga studentët kundër regjimit aktual në Serbi. Në javët dhe muajt e fundit, asaj i janë rikthyer në kujtesë shumë ngjarje të viteve ’90.


Go to TOP