KEDS-i tregon shkaqet e vdekjes së punëtorit në Pejë

Sot gjatë gjatë ditës është raportuar për një incident të ndodhur në Pejë, ku një punëtor ka humbur jetën derisa ishe duke sanuar një prishje në një shtyllë elektrike.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

‘’Po është e vërtetë ka qenë duke punuar në fshatin Levoshë të Pejës, ka ra nga shtylla elektrike dhe ka vdekur. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:45’’, tha Gashi.

Megjithatë, KEDS-i ka njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak dhe se i jëjti ishe duke ecur në momentin tragjik.

“Me keqardhje konfirmojmë ndarjen nga jeta të kolegut tonë, i cili dyshohet se ka pësuar atak kardiak gjatë orarit të punës. I ndjeri nuk ka qenë duke punuar në shtyllë elektrike por duke ecur për të gjetur një prishje.

Duhet të theksojmë që linja në atë pjesë nuk ka qenë me tension, ndërkaq organet kompetente do të vazhdojnë me procedurat tjera” ka pohuar KEDS për Indeksonline.

Go to TOP