Kë e godasin tarifat e reja të SHBA-së dhe si preket Kosova?
Kosova është në listën e shteteve të botës, të cilave Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë vendosur tarifë tregtare bazë prej 10 për qind, ndërsa disa shteteve të tjera u janë vënë tarifa edhe më të larta.
Ekonomistët në Kosovë thonë se tarifa amerikane do të ndikojë negativisht në ekonominë e vendit, derisa Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe Kina paralajmërojnë kundërmasa ndaj SHBA-së. /REL/
