KDI: Miratimi i Projektligjit mbi pasurinë pa konsultim publik – shkelje
KDI ka reaguar për miratimin e sotshëm të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke e kritikuar për kalim pa konsultim publik.
“KDI vlerëson që miratimi i këtij projektligji nga Qeveria, pa kaluar nëpër procesin e konsultimit publik përveç që përbën shkelje ligjore, tregon për një qasje të gabuar dhe jotransparente të qeverisë”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.
Në këtë komunikatë, KDI specifikon procedurat nëpër të cilat ka kaluar projektligji duke përmendur opinionet e Komisionit të Venecias dhe kontestimin nga Gjykata Kushtetuese.
“Ne besojmë që transparenca, pjesëmarrja e publikut dhe llogaridhënia në venmdimmarrje janë parime thelbësore për të garantuar qeverisje të mirë dhe të hapur dhe mbi të gjitha për të siguruar që projektligjet të bëhen në interes të publikut dhe të jenë më të zbatueshme”, vazhdon komunikata.
