KDI-ja e komuna e Gjakovës nënshkruajnë Paktin e Integritetit në Kosovë

Instituti Demokratik i Kosovës dhe Komuna e Gjakovës, në kuadër të aktivitetit të USAID-it për Integritet të Komunave të Kosovës, kanë nënshkruar sot Paktin e parë të Integritetit në Kosovë, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt transparencës dhe përgjegjshmërisë sa i përket prokurimit publik në qeverisjen lokale.

Sipas KDI-së, kjo praktikë e ideuar dhe zbatuar nga Transparency International në shumë shtete të botës, po jetësohet për herë të parë në Kosovë nga KDI.

“Me nënshkrimin e Paktit të Integritetit, po vendosen disa standarde të reja për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile që kanë për qëllim të forcojnë praktikat e mira qeverisëse dhe të luftojnë korrupsionin në prokurimin publik”, thuhet në njoftimin e KDI-së.

Projekti mbështetet nga aktiviteti i USAID-it për Integritet të Komunave të Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP