Ka nisur mbledhjen Komisioni për Media

Ka nisur mbledhjen Komisioni për Media, në të cilën po shqyrtohet Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti, foli për kriteret e vendimmarrjes në këtë këshill, duke vënë në pah integritetin e anëtarëve, duke qenë kritik për disa nene, që, sipas tij, zvogëlojnë pavarësinë e anëtarëve të KPM-së për të marrë vendime në mënyrë racionale.

Ai më tej sqaroi edhe disa nene që parashohin kriteret për shkarkimin e anëtarit të KPM-së, për të cilin Mehmeti vuri në dukej edhe qëndrimin e Këshillit të Evropës lidhur me kriteret që përcaktojnë cenimin e integritetit.

“Ky nen për shkarkimin parasheh kritere të qarta, sikurse që është paaftësia profesionale, paaftësia mendore, dështimi për të qenë në punë për tre muaj rresht, etj”, sqaroi Mehmeti.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, anëtarë të Komisionit për Medie, shfaqën disa kritika lidhur me disa nene ku parashiheshin kriteret e integritetit dhe profesionalizmit, si dhe pavarësinë KPM-së në zbatimin e ligjit.

Go to TOP