Katër të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit në Austri

Katër persona mbetën të vdekur pasi një aeroplan i vogël që fluturonte nga Kroacia në Salzburg u rrëzua në Austrinë qendrore, tha policia të premten.

Cirrus SR20 u nis nga Zagrebi të enjten pasdite për në Salzburg dhe u përplas në një teren të thyer pranë Lintching, tha policia.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe ka nisur hetimi.

Ndërsa do të bëhen autopsitë për identifikimin e viktimave.

Transmetuesi publik austriak ORF tha se kushtet e fluturimit në provincën e Salzburgut ishin “shumë të vështira” të enjten me erëra të forta dhe të dendura.

Go to TOP