Katër raste të dhunës në familje në 24 orë, katër burra dërgohen në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Në Prishtinë një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ai është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 04.09.2024, 17:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima/femër është sulmuar fizikisht i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
Ndërsa në Fushë Kosovë një person është dërguar në mbajtje pasi e ka kanosur gruan e tij.
“Fushë Kosovë 07.09.2024, 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur bashkëshorten tij viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Në Deçan, një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij dhe ka tentuar ta lëndojë veten.
“DHUNË NË FAMILJE- Deçan 07.09.2024, 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij si dhe kishte tentuar të vet lëndohet me një mjet të mprehtë (thikë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Në Mitrovicë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person dhe më pas është kthyer të prindërit e saj.
“DHUNË NË FAMILJE- Mitrovicë 07.09.2024, 19:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor dhe me kërkesën e saj është kthyer te prindërit e saj, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”