Katër komisione parlamentare mblidhen sot, ja çfarë pritet të shqyrtohet

Katër komisione parlamentare do të zhvillojnë sot mbledhjet e radhës në Kuvendin e Kosovës.

Komisioni për Buxhet, Arsim, Legjislacion dhe ai Hetimor Parlamentar.
Dy komisionet e para do të mbahen në ora 10:00, ndërsa dy të tjerat në ora 13:00, transmeton lajmi.net.

Më poshtë mund të gjeni se çfarë do të shqyrtojnë ato komisione:

Komisioni për Buxhet shqyrton Raportet Vjetore Financiare të Akademisë së Drejtësisë; të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik; të Autoritetit të Aviacionit Civil etj. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, N303, ora 10:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton disa projektligje dhe kërkesat buxhetore për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, N506, ora 13:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, interviston drejtorë dhe ish-drejtorë të KEDS-it dhe KESCO-s. (Kuvendi i Kosovës, N204, ora 13:00)

Go to TOP