Mjekët e zemrës në QKUK kryejnë mijëra intervenime brenda vitit, Daut Gorani me shifrat më të larta

Kardiologu intervent Daut Gorani, bashkë me kolegët e tij kryejnë mijëra intervenime brenda vitit.

Gorani bashkë me kardiologët tjerë në shërbimin e kardiologjisë invazive në QKUK vetëm vitin e kaluar kanë kryer 2480 koronarografi, ndërsa kanë realizuar poashtu mbi 1400 stentime.
Gorani i cili është edhe ud.shef i shërbimit të kardiologjisë invazive, ka shifrat më të larta në mesin e kolegëve të tij me 380 procedura diagnostike koronarografike dhe 252 raste të trajtuara me stenta.


Kardiologu Gorani ka kryer Fakultetin e Mjekësisë në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa specializimin në mjekësinë interne në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai mban titullin Master në shkencat mjekësore, sub-specialist në kardiologji në Qendrën Klinike Universitare në Sarajevë dhe PhD në kardiologji poashtu në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë.

Go to TOP