Kastriot Shabani, kandidat i LDK-së, përkujton masakrën e Reçakut: Dëshmia e qëndresës dhe shpresës së popullit shqiptar
Në përvjetorin e 26-të të Masakrës së Reçakut, Kastriot Shabani, kandidat për deputet në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), përmes një postimi në Facebook, shprehu nderimin dhe dhembjen për viktimat e këtij akti barbar. Ai theksoi rëndësinë e përkujtesës së këtij krimi si një dëshmi historike e qëndresës dhe shpirtit të pamposhtur të popullit shqiptar.
Në postimin e tij, Shabani shkroi:
“Reçaku u zgjua edhe në një përvjetor të mbushur me dhimbje, por i fortë e krenar. Reçaku është dëshmia e kohës, është siguria se asnjë akt barbarie nuk mund ta shuajë shpresën e një populli të përcaktuar për të jetuar i lirë. 45 të vrarët në mënyrën më mizore 26 vjet më parë, janë frymëzimi i sotëm për të ecur përpara, janë shembulli i një qëndrese që duhet ta ruajmë e ta kultivojmë secili prej nesh.”

Për Kastriot Shabanin, kujtimi i Masakrës së Reçakut nuk është thjesht një akt përkujtimor, por edhe një detyrim moral për të mbajtur gjallë kujtesën kolektive dhe për të forcuar angazhimin për ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë e të lirë. Ai theksoi se sakrifica e 45 viktimave të Reçakut është një shtysë për çdo qytetar të Kosovës që të ruajë idealet e lirisë dhe të punojë për një shoqëri më të mirë.
Shabani, një figurë e re dhe premtuese në politikën kosovare, përfaqëson një brez të ri që synon të ruajë vlerat historike të popullit shqiptar, duke punuar për një të ardhme të bazuar në drejtësi, mirëqenie dhe unitet kombëtar. Përmes mesazhit të tij, ai rikujton se dhimbja dhe krenaria e Reçakut do të mbeten përjetësisht pjesë e historisë dhe identitetit të Kosovës./Kosova.info
